Shirat dhe përmbytjet e shkaktuara nga uragani Simon dhe stuhia tropikale Rachel kanë marrë jetën e pesë personave, sipas autoriteteve meksikane. Një 71-vjeçar humbi jetën në Chilpancingo pasi një mur u shemb mbi të, ndërsa katër anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë, u gjetën të vdekur në Ensenada të Baja California-s; pesë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe ushtria me helikopter shpëtoi 32 persona, mes tyre 22 shtetas të huaj.
Burimi: AFP




Leave a Reply