Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,85% krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Sipas vendimit, çmimet referente të derivateve në tregun botëror shënojnë ulje mesatare: te benzinat për 2,88%, te dizeli për 4,77%, te vaji ekstra i lehtë për 4,38% dhe te mazuti për 1,80%.

Nga 6 tetori, çmimet maksimale do të jenë: benzinë EUROSUPER BS-95 98,50 denarë/litër, EUROSUPER BS-98 100,50 denarë/litër, dizel EURODIESEL 97,00 denarë/litër. Çmimi i dizelit ulet për 3 denarë për litër, ndërsa ai i benzinave për 1,50 denarë.

Në vendim është aplikuar edhe vendimi i qeverisë për TVSH-në e reduktuar prej 10% për dizelin, si dhe akciza e reduktuar prej 4 denarë për litër.

Burimi: centar.mk