Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shpall konkurs për pranimin e 7 studentëve për punë praktike me pagesë në administratën e universitetit, në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”.
Praktika zgjat 3 muaj dhe zhvillohet në Administratën e UIBM-së. Afati i aplikimit është 09–23 tetor 2026.
Studentët e interesuar duhet fillimisht të krijojnë profilin e tyre në platformën Kosovo Generation Unlimited dhe më pas të aplikojnë online për pozitën e shpallur; dokumentet e kërkuara dërgohen edhe në adresën elektronike të universitetit.
Më 13 tetor 2026, në orën 10:00–12:00, në Sallën 308 të UIBM-së do të organizohet një sesion informues për aplikim nga Qendra për Zhvillim të Karrierës.
Burimi: UIBM




Leave a Reply