Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 22 protestuesit që u arrestuan gjatë ditës së parë të protestës në Durrës.

Sipas avokatëve mbrojtës, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie” për 4 prej 22 protestuesve, ndërsa për 18 të tjerë caktoi masën “detyrim paraqitje”. Vendimi u prit me entuziazëm nga familjarët e protestuesve, të cilët po prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Durrësit.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit.

Burimi: Top Channel