Këngëtarja 15-vjeçare Troja Bicurri fitoi edicionin e katërt të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës” me këngën “Mali dhe Hana”, të shkruar dhe kompozuar prej saj.

Festivali u mbajt më 30 dhe 31 tetor dhe më 1 nëntor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke rikthyer emrin historik të festivalit të vitit 1963. Dalina Haxhiu fitoi edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”.

Burimi: ObserverKult