Sekretari organizativ i LSDM-së, Zoran Trifunovski – Zhaba, deklaroi se nuk pajtohet që ngjarjet e 27 prillit të cilësohen si terrorizëm dhe se dënimet ndaj disa të dënuarve janë tepër të larta.

Ai u shpreh në favor të pajtimit dhe vlerësoi se të dënuarit nuk duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, duke kërkuar nga pushteti aktual guxim për pajtim. I pyetur nëse e mbështet një rigjykim, tha se do të dëshmonte nëse procedura përsëritet, por theksoi se për këtë nevojiten prova të reja.

Trifunovski tregoi se gjatë hyrjes me forcë në Kuvend kishte hyrë për të ndihmuar në nxjerrjen e bashkëpartiakëve të tij, dhe nënvizoi se qëndrimet e shprehura janë personale, jo qëndrim zyrtar i LSDM-së.

Burimi: Zhurnal.mk