Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet e Xhibutit, ku 139 migrantë kanë humbur jetën dhe mbi 116 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, anija po transportonte migrantë drejt Gadishullit Arabik kur u përmbys për shkak të mbingarkesës dhe kushteve të këqija atmosferike.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonë, por shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e zbehen me kalimin e orëve.
Kjo është një nga tragjeditë më të rënda të migracionit në këtë rrugë detare këtë vit, duke rikthyer vëmendjen te rreziqet ekstreme që përballojnë migrantët në kërkim të një jete më të mirë.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply