Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar nga Policia, pasi 4 ditë më parë tentoi të vidhte një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë protestave të dhunshme, kur persona të maskuar sulmuan dhe plaçkitën biznese e institucione financiare në kryeqytet.

I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së bankomatit, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen. Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, Policia ka arritur të identifikojë dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të miturin. Ndërkohë po punohet edhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Burimi: Shqiptarja.com