Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” para Kryeministrisë pas tensioneve me protestuesit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Efektivët kanë hyrë edhe në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një protestues. Ky i fundit është shpëtuar nga klientët që ndodheshin në lokal, të cilët kanë ndërhyrë për të penguar shoqërimin e tij.

Burimi: Top Channel