Sipas përditësimit të fundit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, në dy orët e fundit të përplasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë plagosur 17 efektivë policie dhe 4 protestues.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 efektivë dhe 2 protestues, ndërsa në QSUT “Nënë Tereza” janë paraqitur 1 polic dhe 2 protestues. Në total, gjatë ditës së sotme janë paraqitur në spital 21 policë dhe 13 protestues.

Burimi: Top Channel