Dita e 22-të e protestës studentore në Tiranë është shoqëruar me tensione para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, pasi policia ndërhyri për të larguar protestuesit nga rruga dhe për të hapur qarkullimin e automjeteve.
Studentët ishin mbledhur që në orët e mesditës në Universitetin Politeknik, ku hynë në auditorë me thirrje për bojkot, dhe më pas marshuan drejt Fakultetit Ekonomik dhe atij të Inxhinierisë, duke u ndalur para Ministrisë së Arsimit ku qëndruan disa orë. Pas thirrjeve të përsëritura përmes megafonëve për lirimin e Rrugës së Durrësit, efektivët ndërhynë për të zhbllokuar trafikun — çka solli përplasje dhe tensione me pjesëmarrësit. Sipas burimeve mediatike, disa studentë u shoqëruan nga policia, por numri zyrtar nuk është konfirmuar ende.
Ndërhyrja ka sjellë momente tensioni, ndërsa sipas Shqiptarja.com, numri i protestuesve sot ishte më i ulët se ditët e tjera. Qarkullimi në Rrugën e Durrësit u kthye në normalitet pas ndërhyrjes së policisë.




Leave a Reply