Në Gjykatën Penale të Tiranës u shqyrtuan sot masat e sigurisë për 28 persona, të shoqëruar lidhur me protestën e dhunshme që po zhvillohet prej disa ditësh në Tiranë.
Seancat gjyqësore nisën në orën 09:00 dhe u shqyrtuan nga gjyqtarët Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli. Në shumicën e rasteve, gjatë protestave të këtyre ditëve gjykata i ka caktuar të ligjshme shoqërimet, por shumica e protestuesve janë lënë në masa të lehta sigurie si “detyrim paraqitje”.
Gjatë këtyre ditëve protestë, persona të maskuar kanë sulmuar me gurë, molotovë e sende të forta drejt efektivëve të Policisë, institucioneve, bankave dhe bizneseve private, duke çuar në shkatërrime të shumta në kryeqytet.
Personat e shoqëruar janë: Ardian Vokli, Marjan Muca, Redon Rakipaj, Redi Mato, Bledi Matoja, Emiljano Qokaj, Kristjan Matoja, Armant Matoja, Hisni Nela, Fatjon Muca, Kleard Feçanji, Gentjan Papagjika, Rigers Hoxha, Skerdiliano Pellumb Buzi, Noel Eduart Leshnja, Marco Giuseppe Benvenuto, Bjorni Skender Lala, Eri Sybi Daja, Zamir Jani Tase, Mirald Halim Mema, Faviol Halil Lamaj, Florenc Ilmi Karaj, Ervin Shpetim Vrioni, Albjon Altin Bushkashi, Armand Servet Brahimllari, Erigels Bilbil Lama, Klevis Luan Hyka, Xhoani Idriz Daci (Byberi).
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply