Dita e gjashtë e protestës përshkallëzohet ndjeshëm: pasi u larguan nga Ministria e Arsimit drejt qendrës, protestuesit ndaluan para selisë së Partisë Socialiste dhe e sulmuan godinën me gurë, duke thyer xhamat e pjesës së derës.

Policia, e cila ndodhej pranë por nuk ndërhyri menjëherë, hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit u shpërndanë në grupe dhe disa të rinj u vunë flakën koshave në mes të rrugës.

Burimi: Top Channel