Qindra supermarkete në Francë u goditën nga një sulm kibernetik që manipuloi sistemet e kontrollit të frigoriferëve dhe ngrirësve, duke i çuar temperaturat deri në 50 gradë Celsius gjatë natës së 11-12 tetorit. U prekën rreth 300 dyqane të Intermarché dhe Netto, afro 100 të Coopérative U, 80 të Carrefour si dhe pika të Monoprix dhe E.Leclerc, duke detyruar hedhjen e sasive të mëdha të ushqimeve. Sulmi shënjestroi softuerin e kompanisë daneze Danfoss, ndërsa kryeministri Sébastien Lecornu kërkoi përfshirjen e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike ANSSI në hetim.

Burimi: Monitor