735 pedagogë kanë firmosur një deklaratë me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik: kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare; thirrje Policisë të ndalojë dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojë urdhrat e paligjshëm; thirrje përfaqësive diplomatike të ndërhyjnë publikisht; thirrje protestuesve të mbrojnë bizneset e pronën; thirrje qytetarëve të Tiranës t’u bashkohen studentëve “njësoj si në 1991”.

Mes firmëtarëve: Stefan Çapaliku, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, Ardian Ndreca, Arbër Rendi.

Burimi: Top Channel