Kreu i PD, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e një protestuesi të lënduar — sipas tij — me plumba gome nga policia. Në foton e publikuar nga Berisha, i riu duket i plagosur në pjesën e fytyrës (gojë), i është nënshtruar ndërhyrjes dhe plaga i është qepur.

“Vrasës mizor stop plumbave mbi studentët. Plumb në gojë Leonardit, 21 vjeç nga vrasësit e Padrinos! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim monstruoz”, shkruan Berisha.

Burimi: Top Channel