Dokumentari “Steal This Story, Please!”, me regji të Carl Deal dhe Tia Lessin, ka fituar Change Award në Festivalin e Filmit në Adelaide të Australisë.
Filmi rrëfen historinë e gazetares amerikane Amy Goodman, themeluese e “Democracy Now!”, ndërsa çmimi, me vlerë 5.000 dollarë, jepet që prej vitit 2020 për filma me ndikim pozitiv shoqëror apo mjedisor. Çmimin për filmin e shkurtër, me vlerë 3.000 dollarë, e fitoi “Baby Talk” e Lizzie Cater.
Edicioni 2026 i festivalit theu rekordin e shitjeve të biletave, me shumë seanca të shitura plotësisht, ndërsa programi vazhdon me shfaqje encore nga 27 deri më 29 tetor.
Burimi: The Hollywood Reporter Australia



