Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi mbrëmjen e së martës në emisionin «Repolitix» si të vakët reagimin e ambasadës amerikane për protestën në Tiranë, duke kërkuar që Brukseli dhe Uashingtoni të mbajnë qëndrim më të qartë. Ai tha se protesta ka ecurinë e «flamingove» dhe paralajmëroi se mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk qartësohen kërkesat e protestuesve.

Burimi: Report TV