Është publikuar programi i edicionit të 20-të të Skupi Festival 2026, që sjell një javë me teatër ndërkombëtar në Shkup.
Ndër shfaqjet e programit janë “Things That Are Not Said” nga Teatri Alexei Mateevici i Moldavisë, “Muhammad Ali” nga Yolcu Theatre i Stambollit, si dhe “God of Carnage” e Yasmina Reza nga Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” i Bullgarisë.
Edicioni jubilar përmbyllet më 17 tetor me shfaqjen “They are all gone”, bashkëproduksion i Heartefact (Beograd), SARTR (Sarajevë) dhe My Balkans, me aktorët Mirjana Karanović, Svetozar Cvetković dhe Alban Ukaj. Të gjitha shfaqjet luhen në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Burimi: INA




Leave a Reply