Sot nga ora 10:30 deri në 12:00, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, që simulon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen jashtë rrethimit të aeroportit.
Në ushtrim marrin pjesë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, shërbimet e emergjencës, TIA, ALBCONTROL dhe Kryqi i Kuq, me qëllim testimin e reagimit dhe koordinimit për shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ministria e Mbrojtjes sqaron se nuk ka emergjencë reale, por bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar.
Burimi: Lajmi.net



