Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, u takua me përfaqësues të diasporës në Belgjikë, njoftoi Kabineti i saj.
Ajo theksoi se distanca gjeografike nuk nënkupton largim shpirtëror nga atdheu dhe se lidhjet me diasporën duhet të kultivohen, të zgjerohen dhe të thellohen, pavarësisht prejardhjes etnike, gjuhës apo gjeneratës. Të pranishmit ndanë përvojat e tyre nga jeta dhe puna në Belgjikë dhe shprehën gatishmëri t’i vënë njohuritë dhe kontaktet e tyre profesionale në funksion të avancimit të shkëmbimit tregtar dhe shfrytëzimit më efikas të fondeve evropiane.
Presidentja tha se diaspora nuk duhet të jetë vetëm vëzhguese e proceseve shoqërore, por partnere aktive dhe e barabartë në formësimin e tyre.
Burimi: Zhurnal.mk



