Ambasadorët e vendeve të BE-së vendosën njëzëri të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, në një vendim që në praktikë e ndan Tiranën nga Shkupi në rrugën drejt Brukselit.

Konferenca Ndërqeveritare “BE-Shqipëri” do të mbahet më 15 tetor në Luksemburg, ku do të hapet kapitulli i parë i negociatave — ai i kritereve bazë.

Maqedonia e Veriut nuk ishte fare në agjendën e takimit, pasi nuk i ka përmbushur obligimet e përcaktuara në kornizën e negociatave — përfshirë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulë.

Ndërkohë, Greqia vuri në dukje se Shqipëria i ka zgjidhur mosmarrëveshjet bilaterale, çka i hapi rrugën vendimit pozitiv të ambasadorëve.

Burimi: telegrafi.com