Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi nisjen zyrtare të punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030 – një proces gjithëpërfshirës që synon të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes.
Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia synon fuqizimin e institucioneve kulturore, mbështetjen e artistëve dhe skenës së pavarur, investimet në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare, si dhe krijimin e kushteve dinjitoze për artin si profesion.
Ministri ftoi çdo zë të artit dhe kulturës shqiptare të bëhet pjesë e procesit.
Burimi: Start News




Leave a Reply