Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë goditën një grup kriminal ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve. U sekuestruan 37 kilogramë heroinë, të ndara në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro.
Pesë persona u arrestuan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Hetimet për rrjetin vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për të dyshuarit.
Burimi: KOHA.net



