Qytetarët që skanuan fatura fiskale përmes aplikacionit “MojDDV” në periudhën korrik–shtator do të marrin rimbursim të një pjese të TVSH-së së paguar, me pagesë jo më vonë se 30 nëntori. Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka konfirmuar datën e saktë të fillimit të pagesave.

Rimbursimi maksimal është 2.100 denarë për person, deri në 8.400 denarë për familje me katër anëtarë. Përdoruesit duhet të kontrollojnë që të dhënat e llogarisë bankare në aplikacion të jenë të sakta, që pagesa të mos vonohet.

Burimi: Zhurnal.mk