Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
“Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, që duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.”
Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet, dhe u bën thirrje palëve që ankesat t’i adresojnë përmes dialogut konstruktiv.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka përshëndetur reagimin, duke e cilësuar “një mesazh të qartë nga Brukseli”.
Burimi: shqiptarja.com




Leave a Reply