Raporti 2026 i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton mungesë progresi në garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe kushte të vështira pune.

Sipas raportit, aktualisht tetë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje — gjashtë prokurorë dhe dy gjyqtarë. Vrasja e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, në tetor 2025, nuk u pasua, sipas raportit, nga një reagim i mjaftueshëm i gjykatave, autoriteteve shtetërore dhe këshillave të drejtësisë për të garantuar sigurinë e gjyqësorit në të gjitha nivelet.

Raporti ngre shqetësim edhe për ndërhyrjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, edhe në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe për sulmet personale ndaj magjistratëve. Në deklaratën e përbashkët të 5 nëntorit, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë ndalimin e ndërhyrjeve dhe sulmeve, masa konkrete sigurie dhe reformë pagash në konsultim me gjyqësorin.

Burimi: OraNews