Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e vitit 2026 mbi Trafikimin e Personave, konstaton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me qenie njerëzore, ndonëse vlerësohet për rritje të përpjekjeve.
Raporti lavdëron dënimin e më shumë trafikantëve dhe ndryshimin e Kodit Penal, që e përfshin lypjen e detyruar nga prindërit si formë e trafikimit të fëmijëve, por kritikon dënimet nën minimumin ligjor dhe kapacitetet e pamjaftueshme të PTHNKOK-së, e cila trajton të gjitha rastet me vetëm 13 prokurorë.
Alarmi më i madh është për viktimat: nga 39 viktima të identifikuara në 2024, numri ra në vetëm tri në 2025, nuk ofrohet ndihmë e specializuar për meshkujt e rritur dhe mungon strehimi afatgjatë. Raporti ngrit dyshime të rënda se policët e rangut të ulët mund të jenë të përfshirë në trafikim — duke fshehur prova, pranuar ryshfete apo paralajmëruar autorët para aksioneve policore. Grupet më të rrezikuara mbeten gratë, fëmijët romë dhe migrantët që kalojnë transit nëpër vend.
Burimi: Portalb.mk




Leave a Reply