Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën sot një konferencë të përbashkët, pasi Komisioni Evropian publikoi dje progres-raportin 2026 për Shqipërinë.

Rama e cilësoi raportin si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë dhe tha se vendi ka hyrë në “kilometrin e fundit” të negociatave për anëtarësim, me gatishmëri të rritur dukshëm në të paktën 20 kapituj.

Sipas tij, fati europian i Shqipërisë “është sot i gjithi në duart tona”.

Burimi: Euronews Albania