Edi Rama ka refuzuar sërish thirrjet për dorëheqjen e tij, duke argumentuar se largimi i qeverisë në këtë moment mund të ndikojë në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Rama deklaroi se në diskutim nuk është vetëm pushteti i tij, por edhe vijimi i procesit të integrimit evropian, përpara të cilës, sipas tij, shteti nuk mund të dorëzohet pasi do të mbetet prapa me vite.
Kryeministri sulmoi ashpër opozitën, duke thënë se janë një “tufë të paaftësh” për ta çuar vendin në BE, “një tufë mediokrësh, ziliqarësh, që vetëm nxisin dhunë dhe se nuk e mundnin dot me zgjedhje”.
“Nuk është pushteti im këtu në lojë, është tryeza e negociatave në BE dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë: duan këtë apo duan BE-në?” tha Rama, duke shtuar: “Negociatat janë deri në vitin 2027. Kalendari kërkon që çdo ditë të çojmë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Nëse unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballist apo neokomunist, do të duhet një kohë e gjatë. Nuk ndodh të dorëzohet shteti përpara kësaj, se nuk e merr veten me vite.”
Rama bëri gjithashtu një krahasim me lëvizjet në Francë, Itali, Bruksel, Belgjikë dhe Spanjë, të cilat i përshkroi si “Antifa” dhe neokomuniste, duke thënë se përfaqësuesit e tyre “nuk kanë mend në kokë” — “komplet kokë bosh”.
Burimi: report.al




Leave a Reply