Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe drejtues të Policisë së Shtetit, mbajti një konferencë për shtyp ku foli për protestën në Tiranë, përplasjet e dhunshme dhe zhvillimet e fundit në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi Rusinë, Iranin, “shërbimet e huaja” dhe “Antifën” se qëndrojnë pas akteve të dhunës, duke pretenduar se protestat janë “sulme të mirëkomanduara nga një forcë e huaj”.

Sipas tij, pas kapuçëve të zinj nuk ka studentë që duan një Shqipëri të mirë, por “njerëz të pashkollë” nga periferitë që adhurojnë molotovët e llastiqet dhe “kanë nevojë për psikolog”.

Rama tha se asnjë parti politike nuk ka dalë të mbështesë dhunuesit dhe të “hyjnizojë hordhitë” e protestuesve të dhunshëm.

Burimi: Top Channel