Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi sipas tij kryeministri nuk do të japë dorëheqjen me vullnetin e tij. Malaj deklaron se përgjegjësia kryesore politike për situatën aktuale bie mbi vetë PS-në.
Sipas ish-ministrit, partia është drejtuar gjatë 14 viteve të fundit me mentalitetin e një ndërmarrjeje me vetëm një pronar, duke iu referuar kryetarit të saj.
Burimi: mapo.al (A2CNN)




Leave a Reply