Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e jetës kulturore dhe kreative në këtë komunë.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, hapësira moderne pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe komunitetit artdashës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim, bashkëpunim dhe krijimtari.

Projekti kap vlerën mbi 3 milionë euro dhe konsiderohet investim i rëndësishëm në infrastrukturën kulturore, me ndikim në nivel lokal dhe më gjerë.

Burimi: Telegrafi