Para afro 30 minutash policia ndërmori një operacion të gjerë arrestimesh, çka i detyroi protestuesit të shpërndaheshin dhe të boshatisnin bulevardin. Vetëm pak minuta më vonë, protestuesit u grumbulluan sërish dhe i vunë flakën një peme pranë Bankës së Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”.

Policia po përgjigjet me granata me gaz lotsjellës. Protesta e ditës së pestë duket se nuk ka fund dhe të rinjtë nuk dorëzohen.

Burimi: Top Channel