Protestuesit e maskuar janë futur brenda selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, gjatë protestës së ditës së gjashtë.

Policia i ka ndjekur brenda oborrit të godinës dhe, sipas deputetit demokrat Eno Bozdo, ka hedhur gaz lotsjellës brenda selisë, duke helmuar njerëzit që ndodheshin aty. Efektivët kanë shoqëruar disa prej protestuesve.

Bozdo akuzoi policinë për provokim, duke thënë se njerëzit brenda godinës janë helmuar dhe rrahur. Përplasjet vijuan edhe përpara selisë së PD-së, ndërsa policia e ruante godinën.

Burimi: report-tv.al