Ora 20:04: një protestues ka marrë lëndim në sy gjatë përplasjeve, shihet i gjakosur, i shtrirë në tokë, duke marrë ndihmën e parë. Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur plagosja.
Sipas Report TV, sot në total janë lënduar 16 protestues, 3 prej tyre në sy. Rasti më i rëndë mbetet 53-vjeçari që humbi ndjenjat; një tjetër protestues u lëndua pranë syrit nga bombola e gazit lotsjellës (ora 16:01) dhe një protestues i moshuar u pa me shami në sy, me këmishën të mbuluar me njolla gjaku.
Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)




Leave a Reply