Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve, duke e cilësuar situatën si “të papranueshme”.

Në deklaratën e tij, Komiteti thekson se pas monitorimit të kryer ka konstatuar mbipopullim në ambientet e shoqërimit — 3 deri në 4 persona në dhoma të vetme — si dhe pretendime të të shoqëruarve për rrahje gjatë dhe pas arrestimit.

Monitoruesit kanë vënë re edhe lëndime fizike të dukshme te disa prej të shoqëruarve, ndërsa një i mitur është dërguar dy herë në Spitalin e Traumës gjatë periudhës së monitorimit.

Komiteti kërkon që dhuna ndaj protestuesve, veçanërisht ndaj të miturve, të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Burimi: Top Channel