Tre persona kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës si pasojë e protestave të sotme në Tiranë: një efektiv policie, një i mitur 15 vjeç dhe një përfaqësuese e medias. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjendja e të treve është e qëndrueshme dhe ata po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa po marrin trajtim mjekësor.
Ministria ka përgënjeshtruar kategorikisht edhe lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se informacioni është i pavërtetë. Ajo u bën thirrje mediave dhe qytetarëve të verifikojnë informacionet përpara se t’i shpërndajnë, për të shmangur panikun, shqetësimin e familjarëve dhe tensionet e panevojshme.
Burimi: report-tv.al




Leave a Reply