Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 51 persona të arrestuar në lidhje me protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të shpallur sot në mbasdite: 11 persona në “Arrest në burg”, 5 në “Arrest në shtëpi”, 25 me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për 10 të tjerë masa “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar” — u ndalohet të afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike apo të qëndrojnë në sheshe ku zhvillohen tubime pa autorizimin e Gjykatës.
Për 40 persona Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi. Nga 11 të lënët në burg: 5 (Z.M., E.B., J.P., L.B., S.F.) dyshohen për “Shkatërrim të pronës” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”; R.D. ka katër akuza (shkatërrim prone, kundërshtim policie, vjedhje, armëmbajtje pa leje — armë të ftohta); N.T. dhe B.M. për pengim qarkullimi + kundërshtim policie; G.S., A.A. dhe E.Sh. për shkatërrim prone, grumbullime të paligjshme dhe goditje për shkak të detyrës.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply