Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me policët, deklaroi se çdo efektiv policie që është në këtë front të protestës do të marrë 2500 euro shtesë.
Sipas kreut të qeverisë, shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë, pa asnjë diferencë sipas pagës apo gradës.
“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh. Jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri — ministri e ka thënë dhe publikisht — se do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj me buxhetin e ri nga janari,” tha Rama.
Ai vlerësoi “rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha dinjitetin” e policisë përballë protestuesve, duke shtuar se shuma prej 2500 eurosh u vendos menjëherë në dispozicion për stresin dhe shpenzimet ekstra të efektivëve në këtë moment.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply