Ka nisur sot takimi i presidentit Bajram Begaj me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, në mes të ditës së gjashtë të protestave të dhunshme në Tiranë.
Në meshën e mbajtur sot, Kryepiskopi Joan bëri thirrje që ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve të marrin vendimet e duhura për vendin, pasi u lexua një deklaratë e Këshillit Ndërfetar.
“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj”, tha Kryepiskopi.
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply