Shkrimtarja Lea Ypi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë prej gjashtë ditësh.
Ypi shprehet se nuk ndihet e përfaqësuar as nga e majta qeverisëse, as nga e djathta opozitare që nxit turmat, dhe thekson se “dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë”.
Sipas saj, dhuna politike justifikohet vetëm kur pas saj ka një projekt të bindshëm ndryshimi shoqëror dhe kur është mënyra e vetme për ta realizuar atë — duke e krahasuar me dhjetorin e vitit 1990.
Ypi e quan fatkeqësi që 35 vjet pas rënies së komunizmit, “projekti” i vetëm që ofrohet është zëvendësimi i një pushtetari me një tjetër, duke shtuar se zëvendësimi i oligarkisë me demokraci sociale do të ishte projekt politik i vërtetë.
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply