Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e 14 personave të arrestuar në lidhje me protestat antiqeveritare që prej 6 ditësh po mbajnë vendin mbërthyer, duke vendosur për të gjithë masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Për dy prej tyre, me inicialet I. G. dhe K. K., gjykata ka vendosur edhe ndalimin për t’u afruar në një distancë më të vogël se 500 metra nga ndërtesat e institucioneve publike dhe pjesëmarrjen në tubime pa autorizim të gjykatës. Ndaj personit me iniciale I. G. është vendosur edhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë.

Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)