Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së ftoi protestuesit për dialog me qeverinë dhe paralajmëroi se të enjten në Kuvend do të votohet marrëveshja për investime më të mëdha në konvikte (“Pakti 2.0 për universitetin”).
Duke folur për sulmet e dhunshme ndaj policisë, Balla tha se “gjaku i policëve është gjaku i shtetit” — nëse në Francë 3/4 e të lënduarve janë protestues, në Shqipëri 2/3 e të lënduarve janë efektivë policie — dhe bëri thirrje që të miturit të mos përdoren “mish për top”. Sipas tij, elementi thelbësor është ngritja e dorës kundër Policisë së Shtetit.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply