Bankat e nivelit të dytë kanë përshtatur shërbimin për shkak të protestave: 33 degë të mbyllura dhe 27 me orar të reduktuar në Tiranë e Durrës.

BKT mbylli 12 degë në kryeqytet, Raiffeisen 5, Intesa Sanpaolo 8 (2 deri në njoftim të dytë), OTP 2 të mbyllura + 8 me orar të shkurtuar, ABI 8 degë deri në mesditë, Credins 6 degë deri në 13:00, Union Bank 3 degë, Fibank 2 degë; ProCredit vijon normalisht. Bankat orientojnë klientët drejt shërbimeve elektronike dhe ATM-ve.

Burimi: report.al