Protesta e së martës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u përshkallëzua në përplasje të dhunshme me policinë, me flakadanë të ndezur brenda Bashkisë dhe biznese të dëmtuara. Bilanci flet për rreth 20 të lënduar, mes tyre 7 efektivë, dhe dhjetëra të shoqëruar në polici. Mbrëmjen vonë deputetët e PD-së shkuan te komisariatet ku mbaheshin protestuesit e ndaluar.

Burimi: Report TV