Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme parahetimore lidhur me rastin e pretenduar të qasjes së paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rasti u bë publik pas raportimeve se një punonjëse e Raiffeisen Bank dyshohet se kishte hyrë pa autorizim në llogarinë bankare të Ramës dhe kishte shpërndarë të dhëna personale të tij, përfshirë informacione mbi gjendjen dhe transaksionet bankare. Prokuroria ka konfirmuar se rasti tashmë është pranuar dhe se hetimet janë në fazën parahetimore.
“Duke marrë parasysh fazën aktuale të procedurës penale, për momentin nuk mund të ofrojmë detaje shtesë lidhur me këtë çështje, sepse mund të cenohet mbarëvajtja e procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për lajmi.net. Edhe Raiffeisen Bank ka konfirmuar se ka pranuar dhe trajtuar ankesën e kryetarit të Prishtinës dhe se ka njoftuar autoritetet.
Burimi: lajmifundit.al



