Premiera botërore e veprës “Minus 303” mbahet sonte, më 5 nëntor, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë. Vepra, nga “Was Bleibt Kollektiv” e koreografit Gentian Doda, bazohet në dëshmitë reale të ish-të burgosurve politikë gjatë diktaturës në Shqipëri dhe trajton pushtetin, burokracinë absurde dhe brishtësinë e lirisë.
Po sot nis edhe edicioni i 11-të i festivalit “Luleborë” në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, që zhvillohet më 5 dhe 6 nëntor, ora 19:00, me 16 këngë në konkurrim. Java kulturore në vend vijon edhe me “La Sylphide” në Vlorë, “Grua për Shpi” në Elbasan dhe ekspozitën “Njëzeta” në galerinë Zeta në Tiranë.
Burimi: Shqiptarja.com



