Portland Trail Blazers kanë fituar 136-129 ndaj Los Angeles Lakers në ndeshjen e NBA-së të luajtur të martën, më 27 tetor, në Crypto.com Arena të Los Anxhelosit. Lakers e nisën më mirë ndeshjen dhe fituan periodën e parë 38-32, duke shkuar në pushim me avantazhin 73-68. Portland përmbysi rrjedhën në pjesën e dytë, duke fituar periodën e tretë 34-30 dhe atë të fundit 34-26. Luka Doncic shënoi 41 pikë, me pesë kërcime dhe nëntë asiste për Lakers, ndërsa Austin Reaves shtoi 26 pikë. Megjithatë, nuk mjaftoi përballë lojës së ekuilibruar të Portlandit. Me këtë fitore, Trail Blazers mbeten të pamposhtur me tre fitore në tri ndeshje, ndërsa Lakers pësojnë humbjen e parë të sezonit pas tre fitoreve.