Protestuesit vijojnë të jenë të shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa efektivët e policisë kanë mbërritur te rruga “Myslym Shyri”, ku kanë shoqëruar disa protestues.

Ditën e sotme situata mes protestuesve dhe policisë ka qenë shumë e tensionuar, ku nuk kanë munguar përplasjet e forta. Ka patur sërish plagosje nga ana e protestuesve, por edhe të efektivëve të policisë.

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë gurë, molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa efektivët iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome. Gjatë ditës iu vendos flaka edhe Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera.

Burimi: Top Channel